Tentoi të zihej me një person, futbollisti i Sitit dëbohet nga restoranti gjatë festës së titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 23:36

Tentoi të zihej me një person, futbollisti i Sitit dëbohet nga restoranti gjatë festës së titullit

Mançester Siti mbrojti titullin e Ligës Premier, për herë të katërt radhazi. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola e mbyllin sezonin me dy pikë avantazh ndaj Arsenalit pas triumfit 3-1 ndaj Uest Hem-it. 

karson

Lojtarët e Sitit, festuan në stadiumin Etihad dhe në dhomën e zhveshjes. Më pas, “Daily Mail “raporton se ata vizituan baret, klubet e natës dhe restorantet e Mançesterit. 

“SplashNews” pretendon se portieri i tretë i Sitit, Skot Karson u dëbua nga restoranti Fenix rreth orës 4 të mëngjesit. Ai është fotografuar duke dalë nga restoranti i shoqëruar nga rojet e sigurisë, pasi dyshohet se ka tentuar të zihet me një person të paidentifikuar. 

Edhe pse ka pesë vite që është me klubin, Karson ka bërë vetëm dy paraqitje sepse gjithmonë ka qenë në stol. Nga ana tjetër, mediat angleze vlerësuan ndikimin e tij në dhomat e zhveshjes, ndaj Guardiola në vitin 2021 e cilësoi atë si një “lider të vërtetë”, të cilin “të gjithë e duan”. Karson ka katër paraqitje për kombëtaren angleze dhe kontrata e tij me Sitin skadon në qershor. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"