Finalja e “Final Four”, Partizani dhe Egnatia me bilanc të barabartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 20:28

Finalja e “Final Four”, Partizani dhe Egnatia me bilanc të barabartë

Partizani dhe Egnatia, dy skuadrat që u renditën të parat me nga 63 pikë pas 36 javësh, do ta diskutojnë së bashku çështjen e titullit kampion të dielën e ardhshme, në stadiumin “Air Albania”.

Finalja-e-Superkupes-Partizani-Egnatia-9-scaled-1-2048x1152

Të kuqtë dhe rrogozhinasit do të luajnë bashkë për trofeun e dytë të këtij sezoni, pasi ishin pikërisht “demat” ata që u morën rrogozhinasve Superkupën në stadiumin kombëtar, teksa do të tentojnë ta bëjnë këtë edhe për titullin kampion.

Në pesë herë që janë ndeshur në këtë sezon, Egnatia dhe Partizani janë në ekuilibër. Skuadrat regjistrojnë nga një fitore dhe tri barazime 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"