VIDEO/ “Kush nuk kërcen është juventin”, Markus Turam merret me shpulla nga i ati për korin para tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 22:28

VIDEO/ “Kush nuk kërcen është juventin”, Markus Turam merret me shpulla nga i ati për korin para tifozëve

Festa e titullit kampion në “San Siro” pas ndeshjes së djeshme, kishte mjaft momente argëtuese në fushë, me lojtarët të cilët festonin para tifozëve të tyre. Por një moment shumë humoristik ra në sy me protagonist Markus Turam.

turam

Sulmuesi ishte me pjesën tjetër të skuadrës para ultrasve të “Curva Nord”: kur nisi kori “Kush nuk kërcen është juventin”. Ai nisi të kërcente ashtu si tifozët zikaltër, por në ato momente iu afrua i ati, Lilien Turam.

Ky i fundit, një emër shumë  i njohur i historisë së klubit të Juventusit, nuk ia përtoi të birit dhe me shaka e goditi me shpullë, në sytë e të gjithëve. Gjithçka me humor, i pranuar me të qeshura edhe nga tifozët, të cilët janë mësuar ta shohin ish-mbrojtësin francez të ndjekë ndeshjet e skuadrës së tyre dhe të veshë edhe fanellën zikaltër, siç po bënte gjatë festës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"