Liverpuli zyrtarizon trajnerin e ri: Nis nga puna pas dy javësh, do bëhet i pari në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 22:04

Liverpuli zyrtarizon trajnerin e ri: Nis nga puna pas dy javësh, do bëhet i pari në histori

Klubi i Liverpulit ka bërë sot zyrtare atë që dihej prej ditësh, emërimin e Arne Slot si trajneri i ri i klubit të njohur anglez. Holandezi mori drejtimin e të kuqve pasi Jurgen Kloo u dha lamtumirën anglezëve në fund të këtij sezoni.

arne slot

Klubi bëri të ditur se palët kishin arritur akordin dhe Fejenord do të linte menjëherë të lirë teknikun kundrejt një pagesë, që nuk është bërë ende publike. Slot kësisoj do të niste nga puna që nga data 1 qershor, për të përgatitur edicionin e tij të parë në drejtim, teksa me lojtarët do të niste punën vetëm në korrik.

“Ai së shpejti do të bëhet i pari trajner i Liverpulit nga Holanda në historinë e klubit, sqaronin anglezët në komunikatën e tyre për emërimin e Slot, vetëm një ditë pasi Jurgen Klop u dha lamtumirën i emocionuar tifozëve të kësaj skuadre në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"