PSG-ja luan kundër Lionit në finalen e Kupës së Francës / Luis Enrike enigmatik për Mbape: Finalja? Do të shoh kush është gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 21:55

PSG-ja luan kundër Lionit në finalen e Kupës së Francës / Luis Enrike enigmatik për Mbape: Finalja? Do të shoh kush është gati

PSG-ja e mbylli me sukses kampionatin francez. Skuadra nga kryeqyteti mbeti e pamposhtur jashtë shtëpisë në ndeshjet e ligës dhe tani po përgatitet për finalen e Kupës së Francës të planifikuar për të shtunën e ardhshme.

mbape luis enrike

Në Lilë, skuadra e Luis Enrikes do të sfidojë Lionin për trofeun kombëtar me synimin për të sjellë një dopietë në Paris, e cila mund të shërbejë për të zbutur zhgënjimin e eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve nga Borusia Dortmund.

Ajo që bëri bujë në Francë, megjithatë, ishin deklaratat e vetë trajnerit spanjoll në fund të ndeshjes ndaj Metz. Në fakt, Kilian Mbape nuk luajti asnjë minutë në ndeshje. Motivimi mund të gjendej në faktin se ai po kursente yllin francez, por duke dëgjuar fjalët në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, lihen të hapura interpretime të ndryshme:

“Unë po llogaris të gjithë lojtarët e mi, siç kam bërë gjatë gjithë sezonit. Do të shohim kush është gati, kush nuk është gati, kush e do, kush nuk e do”.

Një lloj nxitjeje për sulmuesin që të stërvitet mirë gjatë javës. Nesër ai do të rifillojë përgatitjen e tij për të luajtur në finale. Të gjithë e dimë situatën e Mbapes me një kontratë që nuk do të rinovohet dhe Real Madrid gjithmonë në prapavijë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"