Sëlltiku mendon për merkaton, hedh “grepat” te futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 23:20

Sëlltiku mendon për merkaton, hedh “grepat” te futbollisti shqiptar

Skuadra e Sëlltikut ka filluar të mendojë për merkaton teksa ka shprehur interesim për portierin shqiptar të Kosovës, Arijanet Muriç. 
 

muric

“Scottish Sun”, ka raportuar të hënën se gardiani shqiptar po shihet si zëvendësuesi ideal i portierit 37-vjeçar, Xho Hart, i cili do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.  

25-vjeçari Muriç, iu bashkua Bërnlit në vitin 2022, për 3 milionë paund nga Mançester Siti, teksa skuadra e tij nuk arriti të mbijetonte në elitën e futbollit anglez.  

Muriç te Bërnli nuk luajti ndeshjet e para në Premier Ligë, por ai në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Girona e Notingham Forest. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"