Tre lojtarë “në provë”, Argjentina publikon listën për Kupën e Amerikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 21:29

Tre lojtarë “në provë”, Argjentina publikon listën për Kupën e Amerikës

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren bardhekaltër në Kupën e Amerikës, kompeticion që do të organizohet në SHBA, në periudhën 20 qershor-14 korrik. 

argjentina

Trajneri i kampionëve të botës ka ftuar 29 futbollistë për dy miqësoret përgatitore kundër Ekuadorit më 10 qershor dhe Guatemalës 14 qershor. Në sy bie mungesa e Paulo Dibalës. 

Ndërkohë, lista zyrtare për në Kupën e Amerikës do të reduktohet në 26 lojtarë. Me tre futbollistë që do të detyrohen të braktisin grumbullimin përpara nisjes së turneut. 

Leo Mesi me shokë janë kampionët në fuqi të kompeticionit, pasi në 2021 mposhtën 1-0 Brazilin në mitikun “Maracana” falë golit të Angel Di Marias. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"