VIDEO/ Keidi Bare fiton penallti, Espanjol mban gjallë shanset për ngjitjen direkt në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 22:59

VIDEO/ Keidi Bare fiton penallti, Espanjol mban gjallë shanset për ngjitjen direkt në La Liga

Espanjol ka mundur sot me shifrat 2-1 Oviedon dhe ka mbajtur gjallë shanse e pakta që ka për ngjitjen direkte ne La Liga. Skuadra e mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare, është e pozicionuar në zonën play-off, por shpreson ende që në javët e mbetura të sigurojë një nga dy vendet e para që të çojnë direkt në kategorinë më lart.

GOC1kHCXsAEaTaB

Sfida e sotme ndaj Oviedos, një kundërshtari direkt në fazën play-off, ishte shumë e rëndësishme për këtë arsye dhe trajneri i besoi Bares një vend në formacionin titullar. Mesfushori zhvilloi një ndeshje të mirë dhe ishte vendimtar në fatin e sfidës.

Në minutën e 30-të, ai pësoi faull në zonë dhe pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari akordoi penallti, me të cilën Breithuejt shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

SHIH VIDEON

Bare luajti deri në fund të takimit që u mbyll me shifrat 2-1 për ekipin e tij dhe duket se në këto javë vendimtare të sezonit, do të jetë përsëri rregullisht në fushën e lojës me klubin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"