E konfirmon presidenti Ademi, Kosova “josh” futbollistin që aktivizohet në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 22:16

E konfirmon presidenti Ademi, Kosova “josh” futbollistin që aktivizohet në Bundesligë

Futbollisti i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj pritet të jetë afrimi i ri në radhët e përfaqësueses së Kosovës.  26-vjeçari që ka luajtur 159 ndeshje në Bundeligë të Gjermanisë, është ende pa përfaqësuese dhe me shumë gjasa do të zgjedhë “Dardanët”.  

REXHBECAJ

Në një prononcim të dhënë së fundmi për KOHËN në lidhje me Rexhbeçajn, presidenti i FFK-së, Agim Ademi u shpreh:  

“Nuk mund të them strikt se do të jetë pjesë e jona, por jemi në bisedime të përafërta. Me të gjithë që i presim kemi pasur biseda që një kohë të gjatë. Presim të jenë pjesë e jona edhe ata. Me Elvis Rexhbeçajn jemi në bisedime.

Edhe tjerët lojtarë janë të këtij profili, pasi po mundohemi të krijojmë kushte që të jenë këtu. Ua kemi shprehur interesimin dhe projektin që kemi. Ta shohim se çfarë do të ndodhë. Kërkesa jonë është të vijnë”, deklaroi Ademi. 

Rexhbeçaj ka pasaportë të Gjermanisë dhe të Kosovës. Ai shquhet për kilometrat e shumtë që i bën duke vrapuar në fushë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"