Zbulimi i Kol Palmer në Premier Ligë, as Haland nuk ishte aq vendimtar sa ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 21:41

Zbulimi i Kol Palmer në Premier Ligë, as Haland nuk ishte aq vendimtar sa ai

Kol Plamer ka qenë “ylli” i Çelsit gjatë të gjithë sezonit të bluve. Ai në fillimin e tij, nuk u konsideronte si një titullar te londinezët, por paraqitjet e tij të mira, e bënë që t’ia “vidhte” zemrën Mauricio Poçetinos, duke startuar pothuajse çdo ndeshje që nga minuta e parë.

palmer

Shifrat që djaloshi 21-vjeçarë ka arritur këtë sezon janë fenomenale. Në 34 paraqitje, ai ka qenë i përfshirë në 33 gola (22 gola dhe 11 asistime) të shënuar për skuadrën e tij, më i miri në Premier Ligë, duke kaluar edhe Erling Haland bashkë me Uatkins të Aston Vilës që janë ndalur në shifrën 32.

Kjo tregon që Palmer është një lojtarë me potencial të madh për të ardhmen, dhe pse jo mund ta shikojmë të bëhet një Lampard i dytë për Çelsin.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"