Momente tmerri për yjet e Olimpik Marsejës, tre futbollistë sulmohen me armë zjarri nga hajdutët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 20:18

Momente tmerri për yjet e Olimpik Marsejës, tre futbollistë sulmohen me armë zjarri nga hajdutët

Tre yje të Olimpik Marsejës kanë përjetuar sot një mëngjes tmerri, teksa janë sulmuar me armë zjarri nga persona të cilët po tentonin t’i grabitnin makinën.

asddsadsaadsdasdasadsdsds

Dy lojtarët e përfaqësueses së Kamerunit, Faris Moumbanja dhe Zhan Onana, ishin në fushën e lojës në ndeshjen që kjo skuadër fitoi me shifrat 2-1 të dielën në darkë ndaj Le Havre, ndërsa Bamo Meite ishte në stol.

Ata ishin kthyer në orët e para të mëngjesit në qendrën stërvitore në Marsejë dhe po udhëtonin drejt banesës së tyre së bashku kur janë ndaluar nga persona të cilët i kanë bllokuar në zonën ë portit të qytetit.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat franceze, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës kur lojtarët kanë refuzuar të ulen prej saj, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Futbollistët ia kanë dalë të largohen me shpejtësi, ashtu si edhe grabitësit, ndërsa policia ka hapur një hetim për të zbardhur këtë ngjarje shumë të rëndë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"