Moviola e Egnatia-Vllaznia/ Juxhin Xhaja gabon dy herë te goli i Zejnullait (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 23:37

Moviola e Egnatia-Vllaznia/ Juxhin Xhaja gabon dy herë te goli i Zejnullait (VIDEO)

Ndeshja e gjykuar nga kryesori Juxhin Xhaja, me ndihmës Rexhën dhe Çokajn pati disa episode të diskutueshme. Xhaja anuloi golin e Zejnullai pasi u konsultua me VAR-in, pasi ai në fushë lejoi vazhdimin e aksionit. Në fillim pati një faull ndaj Smajlit dhe më pas prekje të topit me dorë nga Ibraimoglu.

var

14’ Ka një dorë të zgjatur të Grudës ndaj Dylis, që injorohet nga Xhaja, i cili akordon faull për lojtarin shkodran pak metra më tej.

19’ Zejnullai shënon me një gjuajtje “alla Ronaldo”. Gjatë aksionit ka një përplasje mes Ndrecës dhe Smajlit, me këtë të fundit që mbetet i gjakosur. Xhaja sinjalizohet nga VAR-i dhe shikon pamjet, ku vë re një prekje të topit me dorë nga Ibrahimoglu para se të gjuajë Zejnullai, kështu që goli anulohet. Kryesorin e shpëton VAR-i, pasi nuk sheh as faullin ndaj Smajlit dhe as prekjen me dorë të Ibrahimoglu, edhe pse dora është shumë afër trupit. (VIDEO(VIDEO)

42’ Smajli gjuan drejt portës, devijon Xhemajli dhe Xhaja merr një konfirmim nga VAR-i se nuk ka prekje me dorë nga mbrojtësi i Egnatias. (VIDEO)

57’ Kros në zonën e Egnatias, ku Juriç gjuan fort, por bllokon Ndreca. Shkodranët kërkojnë penallti për prekje me dorë të topit, por nuk është kështu dhe loja vazhdon.

78’ Shënon Egnatia me Montenegron, por ka pozicion jashtë loje të Xhemajlit në momentin e pasimit me kokë. Vendim i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"