Të mërkurën luan ndeshjen e fundit me Ballkanin, “xhevahiri” i Ilir Dajës hedh hapin e rëndësishëm në karrierë në moshën 31-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 22:25

Të mërkurën luan ndeshjen e fundit me Ballkanin, “xhevahiri” i Ilir Dajës hedh hapin e rëndësishëm në karrierë në moshën 31-vjeçare

Një tjetër “firo” e rëndësishme nga Ballkani. Bëhet fjalë për mbrojtësin Armend Thaqi, i cili bëhet gati për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij në moshë 31-vjeçare. Ditën e mërkurë, Thaqi, do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Ballkanit, në finalen e Kupës përballë Prishtinës, për të nisur një aventurë të re te skuadra e Kluzhit, që është dhe nënkampione e elitës së futbollit rumun.  

THAQI

Kontrata e Thaqit përfundon në qershor të këtij viti, me mbrojtësit e djathtë që ka vendosur të mos rinovojë, por të transferohet në Rumani. 

Kujtojmë që 31-vjeçari është pjesë e Ballkanit që prej gushtit të 2020, ku te ekipi i Ilir Dajës ka kaluar 4 vitet më të bukura gjatë karrierës së tij duke u kualifikuar për 2 vite radhazi në grupet e Conference League.  

Kjo është hera e parë që Thaqi do të luajë jashtë vendit, teksa në të kaluarën, përveç Ballkanit, ka qenë pjesë e Hajvalisë, Prishtinës dhe Gjilanit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"