Darka e fundit, Emanuel Makron i ftuar special në largimin e Mbapesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 21:25

Darka e fundit, Emanuel Makron i ftuar special në largimin e Mbapesë

Pranë Teatrit “Champs-Élysées”, me një tarracë panoramike dhe pamje mahnitëse të Kullës Eiffel, Kilian Mbape feston lamtumirën e tij në Paris këtë mbrëmje me 250 të ftuar, përfshirë edhe presidentin e Francës Emanuel Makron.

41_2024-638510287251307963-130

Qendërsulmuesi i ri i Real Madridit do të rrethohet mbrëmjen e sotme nga VIP-a të futbollit, argëtimit dhe politikës në restorantin italian “Gigi” në një nga rrugët më elegante të Parisit, Avenue Montaigne.

Mes dizajnit të brendshëm të restorantit, frymëzuar nga pallatet e Venecias, kolonat dhe mermeri i çmuar italian, Mbape po përgatitet për transferimin e tij në “oborrin mbretërorë” të Karlo Ançelotit, në një ambient luksoz, një nga restorantet e preferuara të yjeve, i cili është privatizuar tërësisht për këtë ngjarje.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"