Skënderbeu mbush arkat, talenti korçar transferohet te Steaua e Bukureshtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2022 | 19:10

Skënderbeu mbush arkat, talenti korçar transferohet te Steaua e Bukureshtit

Nëse ka një klub që gjeneron vazhdimisht të ardhura nga largimet, ai është Skënderbeu. Pas Uerdi Marës dhe Alfred Mensah, Skerdi Xhixho është talenti korçar, i cili do të mbushë arkat korçare. Sulmuesi i datëlindjes 2005 është bashkuar me skuadrën rumune të Steauas së Bukureshtit.

Xhixho 2

Lajmi u konfirmuar nga menaxheri korçar, Erjon Islami, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij, mundësuan transferimin e Xhixhos te Steaua. “Dy korçarë në Bukuresht, Skerdi Xhixho lojtari i ri i Steauas së Bukureshtit”, shkroi Islami në “Facebook”.

islami

Edhe pse sulmuesi u largua me parametra zero në Rumani, Skënderbeu pritet të përfitojë rreth 90 mijë euro për katër vite që ka kontribuar futbollisti me moshat bardhekuqe.

Nga ana tjetër, në rast se lojtari kryen një transferim të ri pas disa vitesh, por jo me parametër zero, korçarët pretendojnë sërish 5% të vlerës së transferimit. Kjo e bën edhe me të arritur këtë prodhim të akademisë bardhekuqe.

Xhixho me ekipin e parë numëroi në total vetëm 90 minuta në dy sezonet e kaluara, por aq ka mjaftuar që të dallohet.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu gati të mbushë arkat, 90 mijë euro nga Rumania për sulmuesin e talentuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"