“Skënderbeu ka rival veten e tij”, Memelli flet për herë të parë si trajner i bardhekuqve: Të mos shikojmë ekipet e tjera. Te Tirana kam miq, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 0:25

“Skënderbeu ka rival veten e tij”, Memelli flet për herë të parë si trajner i bardhekuqve: Të mos shikojmë ekipet e tjera. Te Tirana kam miq, por…

Migen Memelli u prezantua sot para mediave si trajneri i ri i Skënderbeut. Në fjalët e para, ish-trajneri i Laçit u shpreh se bardhekuqtë kanë rival veten, ndërsa shtoi se ekipi nuk duhet të shikojë ekipet e tjera.
146616045_1690022377836951_1671480688121624320_n
“Falenderoj klubin për besimin. Shpresoj që gjërat të ecin mirë. Ajo që premtoj për komunitetin e futbollit këtu është puna e madhe dhe përkushtim të pareshtur. Pjesa tjetër, objektivat do t’i shohim ndeshje pas ndeshje.

Çfarë e bindi të vinte te Skëndebreu – Përvoja e madhe që ka klubi, ambjentet, terrenet, ajo që më bën optimist është baza e lojtarëve Individualisht, ka lojtarë me shumë cilësi.

Objektivat – Do të punoj skuadrën duke e njohur dita-ditës. Ajo që duhet do ta them në vazhdim.

E nis kundër Tiranës – Tirana është një klub i njohur për mua. Shpresoj që tani që mbroj Skënderbeun, besoj të bëj një ndeshje sa më të mirë. Te Tirana kam shumë miq, brenda 90 minutave do të bëjmë gjithçka për maksimumin.

Mbështetja – Mbështetja jonë si trajner është te puna jonë, lojtarët dhe klubi. Besojs e me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ndërgjegjie të kthjellët. Ne, stafi, Erion Llapanji, Gentjan Liçi dhe lojtarët shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.

Deklaratat e Jani Kaçit – Profesor Jani jani është me përvojë te ky qytet. Ka bërë shuëm dhe i ka dhënë shumë Skënderbeut. Do t’i marr të gjitha sugjerimet  në mënyrën më të mië të mundshme. Ajo që thatë ju qëndron. Të fillojmë sa më parë nga puna.

Shanset për mbijetesë dhe rivalët e Skënderbeut –Asnjëri rival nuk kemi, kemi veten. Do të bëjmë maksimumin për veten tonë. Ekipet e tjera në tabelë duhet të jenë një numër që thjesht që s’duhet të referohemi. Punën kemi me veten tonë.

Përplasjet në të kaluarën me Skënderbeun si futbollist – Dinamika e një futbollisti është që në një moment apo tjetër të reagojë. Karrierën e kam nisur këtu, Korça është qytet i dashur për mua. I premtoj opinionit punë të palodhur dhe sakrificë”, u shpreh për herë të parë si trajner i Skënderbeut, Migen Memelli.

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu vendos për stolin, Takaj i beson ish-bomberit pogradecar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"