EKSKLUZIVE/ Skënderbeu vendos për stolin, Takaj i beson ish-bomberit pogradecar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2021 | 12:00

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu vendos për stolin, Takaj i beson ish-bomberit pogradecar

Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime në klubin korçar se presidenti Takaj ka rënë dakord me ish-sulmuesin për ta drejtuar ai skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.
Untitled-31-590x354

Memelli ka punuar si trajner moshash te akademia e Tiranës dhe Football Republic së fundmi. Si trajner i parë ka drejtuar Laçin dy sezone më parë për një kohë të shkurtër, ndërsa te kurbinasit ka qenë edhe ndihmës i Artan Mërgjyshit. Memelli ka luajtur me fanellën e Skënderbeut në vitet 1999-2001, si dhe në gjysmën e sezonit 2005-2006.

Burime në klubin korçar i treguan gazetës se prezantimi i trajnerit pritet të bëhet që sot në orën 14:00.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"