Rast i njëjtë me Tiranën, klubi shqiptar merr lajmin e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 13:11

Rast i njëjtë me Tiranën, klubi shqiptar merr lajmin e mirë

Lajm i mirë për klubin e Ballkanit. Klubit të Superligës së Kosovës i është zhbllokuar merkatoja ditën e sotme. “Xhebrailat” njoftuan në faqen zyrtare se sistemi i transferimit të lojtarëve për Ballkanin është kthyer në funksionalitet të plotë.
shkembi-400x220
Merkatoja e Ballkanit u bllokua para disa ditësh për shkak të një borxhi ndaj sulmuesit serb Demir Avdiç, i cili ishte pjesë e skuadrës përpara dy vitesh.

Rasti i Ballkanit është i njëjtë me atë të Tiranës teksa bardhebluve iu bllokua e drejta e transferimit të lojtarëve gjatë janarit për shkak të 200 mijë eurove të papaguara ndaj ish-sulmuesit afrikan Moktar Cise.

Njoftimi i Ballkanit

Të dashur tifoz ??

Te nderuara media,

Njoftim për të gjitha palet e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional sic kemi potencuar para 2/3 ditëve ,

TMS ka qen e bllokuar vetem 2 ditë si shkak i nje denimi për një ish lojtar që ka qen ne prova para 2 viteve.

Faleminderit për interesimin ?‍♂️

       Na priftë e mbara ?

ballkani
Shkëmbin e zë tersi në Kosovë, zbulohet arsyeja e bllokimit të merkatos së Ballkanit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"