Shkëmbin e zë tersi në Kosovë, zbulohet arsyeja e bllokimit të merkatos së Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 15:30

Shkëmbin e zë tersi në Kosovë, zbulohet arsyeja e bllokimit të merkatos së Ballkanit

Nga Kategoria Superiore në elitën e futbollit kosovar. Problemi i gjyqeve të humbura të klubeve, po transferohet si një plagë që tashmë përfshin edhe pjesën tjetër të skuadrave shqiptare, përtej kufirit zyrtar. Së fundmi, bëhet fjalë për skuadrën që drejtohet nga Bledi Shkëmbi. Pas disa skuadrave në Shqipëri, tashmë merkatoja i është bllokuar edhe Ballkanit në kampionatin kosovar. Sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, klubit nga Suhareka i është bllokuar sistemi për të federuar lojtarë dhe për këtë arsye nuk mund të bëjnë dot përforcime gjatë kësaj periudhe transferimesh.
auto_78D5337F-6122-46E6-8145-1707B0DC54C01610493699
Avdiç kur prezantohej te Ballkani

Në këtë situatë, përpara se drejtuesit e klubit dardan të punojnë për përforcimin e skuadrës, fillimisht duhet të zgjidhin çështjen për federimin e lojtarëve. Mirëpo, një lajm të mirë rreth kësaj çështjeje ka dhënë vetë presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili ka besim se kjo çështje është zgjidhur. “Merkato na është bllokuar, por e kemi paguar dënimin. Nuk është bllokuar për shkak të portierit Rexhepi pasi ai ka qenë në provë. Jemi dënuar për shkak të një futbollisti serb, Avdiç që ka qenë para dy viteve te ne. Kemi bërë pagesën. Ka qenë shumë e vogël dhe tashmë kemi hapur përsëri merkaton”, ka deklaruar Kabashi për “Insportin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"