Pikantet nga Elbasani-Vora/ “Çfarë keni mo çuna, gabojnë të gjithë, gabojmë edhe ne”. Ja si arbitri u sqarua me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 16:53

Pikantet nga Elbasani-Vora/ “Çfarë keni mo çuna, gabojnë të gjithë, gabojmë edhe ne”. Ja si arbitri u sqarua me lojtarët

Kjo ishte ndeshja e fundit që luhet pa tifozë në “Elbasan Arena”, pasi Elbasanit i mbaron dënimi prej katër takimesh. Gjithsesi, në tribunë nuk munguan kryebashkiakët e dy qyteteve (Elbasan dhe Vorë), si edhe presidentët respektivë, që e panë ndeshjen bashkë.

elbasan vora

– Kapiten në këtë ndeshje për Elbasanin ishte Arsen Kasa. Mirëpo, para nisjes së sfidës, ai ka një problem me shiritin dhe kërkon ndihmën nga stafi për ta vënë sërish në krah, pasi mesa duket ishte shqitur.

– Nevil Dede acarohet me arbitrin për një ndërhyrje të rëndë ndaj Edon Hasanit. “Si u vra Hasani mo, ku e ke kartonin”, ia behu tekniku elbasanas, i cili ishte dukshëm i mërzitur për këtë vendin të gjyqtarit.

-“Çfarë keni mo çuna, gabojnë të gjithë, gabojmë edhe ne”, ia behu gjyqtari Çelaj lojtarëve për një moment paqartësie dhe pretendimi.

– Totoshi irriton Deden, pasi heziton të largojë si duhet një top që vuri në rrezik skuadrën. “Mos fli gjumë, kape topin me dorë”, bërtiti Dede.

– Pjesa e dytë nis me një vonesë, pasi rrjeta e portës jugore ka një të çarë dhe u desh disa minuta që të riparohej dhe bëhej gati nga punëtorët e stadiumit.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"