Oresti Kasmollari: Goli i shpejtë vrau ndeshjen, Tomori luan me dinjitet deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 15:57

Oresti Kasmollari: Goli i shpejtë vrau ndeshjen, Tomori luan me dinjitet deri në fund

Tomori humbi me rezultatin 3-0 në shtëpi ndaj Kastriotit. Pas kësaj humbje, në Berat ndajnë të njëjtin mendim sa i përket kësaj performance. Një humbje që erdhi edhe si pasojë e mungesës së dy titullarëve me eksperiencë, por edhe nga situata psikologjike pasi skuadra është e rrëzuar në Kategorinë e Dytë.

tomori kastrioti

Duket se pësimi i golit që në fillim demoralizoi vendësit dhe i këtij mendimi është edhe mesfushori pogradecar Oresti Kasmollari: “Skuadra ka qenë e vendosur për të marrë një rezultat të mundshëm pozitiv. Ishin të gjitha mundësitë pas përgatitjeve që kishim zhvilluar, për t’ia dalë.

Por, ka qenë goli i shpejtë i miqve që vrau ndeshjen, shtoi kësaj dhe mungesën e dy futbollistëve që luajnë një rol të pazëvendësueshëm si Ndreaj dhe Gjoni. Kjo ndikoi në rendimentin e lojës, pa përjashtuar edhe një rast të artë që kishim në pjesën e parë për të barazuar, ku dhe na është mohuar një penallti. Gjithsesi ne do të luajmë me dinjitet edhe në dy javët e mbetura të kampionatit”, tha për gazetën futbollisti i Tomorit Oresti Kasmollari.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"