Nga titulli kampion te rënia, Kukësi bëri histori në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 14:10

Nga titulli kampion te rënia, Kukësi bëri histori në elitë

Kjo javë i dha fund historisë së lavdishme 12-vjeçare të Kukësit në elitën e futbollit shqiptar. Pas ringritjes thuajse nga hiçi më shumë se një dekadë më parë, ky klub bëri historinë në futbollin shqiptar, duke qenë një konkurrent i denjë për pjesëmarrjen në Europë, fitimin e titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.

Kukesi

Mirëpo, si çdo kulm, ka edhe një rënie dhe pas disa vitesh që blutë nuk ishin më në nivelet e dikurshme, këtë sezon bien edhe nga Superiorja. Vitin e ardhshëm, u duhet që ta rinisin nga Kategoria e Parë, por gjithsesi, kanë mundësi të shpëtojnë sezonin, nëse arrijnë të fitojnë kupën më 14 maj ndaj Egnatias.

TROFETË – Në futbollin shqiptar ka me dhjetëra klube që kanë investuar dhe ëndërruar për t’u shpallur të paktën një herë kampion, por nuk ia kanë dalë dot. Kukësi, e ka pasur këtë fat, në sajë edhe të investimeve nga familja Gjici ndër vite me radhë. Ia dolën në sezonin 2016- 2017, me në krye Ernest Gjokën në pankinë. Një vit më parë ata fituan Kupën dhe Superkupën, ndërsa trofeu i fundit është sërish Kupa e Shqipërisë në sezonin 2018-2019. Katër trofe në 12 vite nuk janë pak, ndërsa janë ende në garë për të fituar një të pestë në datën 14 maj. Nuk duhet harruar se Kukësi gjatë periudhës së tij më të mirë, ka pasur përballë një rival si Skënderbeu, i cili dominoi futbollin shqiptar, me blutë që janë shpallur gjashtë herë nënkampion i vendit në këto 12 sezone. Shifra këto mbresëlënëse, të cilat tanimë janë pjesë e historisë dhe nuk mund të zhbëhen, pavarësisht se ku do të luajë Kukësi sezonin e ardhshëm.

KUPA – Ndonëse në pamje të parë është një sezon i dështuar për klubin, pasi objektivi kryesor ishte mbijetesa, verilindorët sërish kanë një mundësi ta shpëtojnë atë. Thuhet kështu, pasi nuk është pak të jesh pjesëmarrës në Kupën e Shqipërisë, sepse është trofeu i dytë më i rëndësishëm në vend dhe për më tepër, është një dritare që të dërgonnë Europë dhe të siguron disamiliona më shumë. Kjo do të jetëhera e pestë në 12 vite që shkon në finale të këtij kompeticioni. Sa i përket Europës, Kukësi është pjesëmarrës i tetë edicioneve radhazi që nga hera eparë në elitë, ku edhe theu rekorde sa i përket tureve të kaluara vitin e parë. Më 14 maj, kamundësi t’i shtojë vetes një tjetër trofe dhe një tjetër pjesëmarrjenë Europë.

SHEMBUJT – Ndonëse në Kukëspo përjetohet si një tragjedi rënianë të Parën, në fakt mund tëshërbejë si një pikënisje për tënisur një cikël të ri. Dhe, shembujt vijnë pikërisht nga futbollishqiptar. Mjafton të thuhet sevitet e fundit më herët kanërënë pikërisht Tirana dhe Vllaznia, dy klubet më me shumëtrofe në futbollin shqiptar.Rrugëtimi i tyre në të parën zgjati vetëm një sezon dhe mëpas u rikthyen për të qenë sërish konkurrues në elitë. Ndoshta edhe Kukësi do të ketë këtëfat, duke bërë që të harrohetshumë shpejt edhe sezoni 2023-2024.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"