Ndahet nga jeta Presidenti i Televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:48

Ndahet nga jeta Presidenti i Televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

Koronavirusi i ka marrë jetën këtë të shtunë presidentit të Televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, disa javë pas infektimit me virusin e rrezikshëm.
pjimage-2020-12-05T091549.272

Mësohet se Kasem Hysenbelliu ishte duke u kuruar në Turqi, por pavarësisht përpjekeve të mjekëve, 59-vjeçari nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19.

Kasem Hysenbelliu themeloi dhe drejtoi që nga viti 2017 televizionin informativ “Fax News”.

Ndërkohë, më herët ka qenë dhe Administrator i Përgjithshëm i  Televizionit “News24”.

Kasem Hysenbelliu po ashtu ka ushtruar dhe funksionin e Administratorit të Përgjithshëm pranë Gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”.

Stafi i Gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve për këtë humbje të madhe.

UNIONI I GAZETAREVE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të ‘Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

“Unioni i Gazetareve Shqiptare ndan dhimbjen e humbjes se nje prej partnereve te vet, mikun dhe bashkepunetorin e dhjetra gazetareve shpiptare, zotin Kasem Hysenbelliu.

Prej gati dy dekadash ai kontribuoi si administrator dhe pronar i mediave audiovizive, kryesisht informative duke qene nje partner aktiv dhe me cilesi te fuqishme njerezore, si dhe me ambicie te fuqishme.

Ai drejtoi disa nga kanalet me te rendesishme informative televizive ne vend si Tv Arberia, News 24, Fax News Tv si dhe redaksi te reja onlini, duke deshmuar kurajo dhe force organizative.

Zoti Hysenbelliu ndau vlerat e nje administratori shume aktiv dhe bashkepunues me dhjetra punonjes dhe gazetare te mediave si dhe me organizatat e gazetareve.

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushellimet per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te dashur, familjes Hysenbelliu, stafit te Fax News dhe gjithe te afermve te Tij. Qofsh i paharruar miku yne!”, thuhet në mesazhin e UGSH-së.

PANORAMASPORT.AL

“Të ndahemi prej tij e vështirë”, Presidenti i ‘Hysenbelliu Group’ mesazh të ndjerë për humbjen e të vëllait: S’do na mungojë forca, të çojmë përpara aspiratat e Kasemit

Vdekja e themeluesit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, Presidenti Meta: Lajm tronditës

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, ish-Presidenti Topi mesazh ngushëllimi: Do na mungosh për misionin tënd publik

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"