Vdekja e themeluesit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, Presidenti Meta: Lajm tronditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 12:54

Vdekja e themeluesit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, Presidenti Meta: Lajm tronditës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar i tronditur, duke e quajtur të pabesueshëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

pjimage-2020-12-05T100738.165

 

 

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thotë se në këto momente të vështira “jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme”.

Kasem Hysenbelliu u nda sot nga jeta, pak javë pasi ishte infektuar me koronavirus. Ai po trajtohej në Turqi, por nuk mundi ta fitonte betejën për jetën.

POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META

Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.

I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut!

U prehsh në paqen e merituar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"