Mesfushori i Bajern Mynih, Leon Gorecka: Japim gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 16:38

Mesfushori i Bajern Mynih, Leon Gorecka: Japim gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Bajern Mynih Leon Gorecka ka rifituar pozicionin titullar në këtë fazë të “nxehtë” të sezonit. Edhe pse ata i kanë dhënë duart Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, triumfi Champions do rikthej qetësin në Mynih.

gorecka

Suksesi i fundit përkon me ciklin 2019-2020, pra 4 vite pritje, por që mund të marrë fund, nëse Kejn me shokë eliminojnë fillimisht Realin në gjysmëfinale. Gorecka shprehet optimist mbi shanset e bavarezëve, madje duke e bëri në trajtën e paralajmërimit për shokët e ekipit: “Unë besoj se mund ta mundim Realin dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve. Pavarësisht se kemi përjetuar sezon të vështirë në kampionat, paraqitjet e Championsit kanë pasur tjetër panoramë.

Fakti që ky kompeticion është shpresa e vetme për ta mbyllur me medalje kampioni na shton zjarrin për t’i shkuar deri në fund. Jemi gati emocionalisht dhe fizikisht të japim më të mirën”, përfundoi Gorecka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"