Kukësi e kërkon me këmbëngulje, reagon klubi maqedonas: Timovski është lojtari jonë, ja kushtet që mund të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 12:30

Kukësi e kërkon me këmbëngulje, reagon klubi maqedonas: Timovski është lojtari jonë, ja kushtet që mund të largohet

Kapiteni i Sileksit, Angelçe Timovski nuk lëshohet kollaj nga klubi i tij. Në një mesazh të fundit të publikuar në mediat maqedonase, Sileksi kërkon që palët e interesuar të paraqesin ofertë për të ose të negociojnë për kompensimin e prishjes së kontratës.
Timovski-slika-1
Angelçe Timovski (m)
26-vjeçari, i cili kërkohet me ngulm nga Kukësi, është nën kontratë deri në fund të qershorit të këtij viti. Me qëndrimin zyrtar të tij, Sileksi nuk pranon në asnjë mënyrë ta ofrojë kapitenin e tij në formë huazimi.

“Timosvski është njëri prej futbollistëve tanë më të rëndësishëm. E dimë që ka interes për të, por është nën kontratë me Sileksin deri në qershor. Kështu që, çdo klub që zyrtarisht kërkon Angelçen, duhet të paraqisë ofertë ose të ulet në bisedime për kompensimin e tij. Vetëm atëherë do të vendosim nëse Timovski do të largohet nga ne gjatë janarit apo do të qëndrojë deri në përfundim të kontratës”, shprehet njëri prej zyrtare të Sileksit për median maqedonase “Sport Media”.

EKSKLUZIVE/ Gati firma e parë te Kukësi, verilindorët pranë transferimit të mbrojtësit maqedonas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"