E konfirmon dhe Igli Tare, Muriqi pranë transferimit në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 19:54

E konfirmon dhe Igli Tare, Muriqi pranë transferimit në Spanjë

Janë momente shumë të nxehta për të ardhmen e Vedat Muriqit. Sulmuesi pritet të largohet nga Lacio dhe destinacioni i mundshëm për të është Spanja.

tare-muriqi

Kosovari përfliet se do të transferohet tek Majorka dhe këtë zëra i ka përforcuar drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare.

“Ne jemi duke negociuar me Majorkën dhe janë ende disa elementë që mungojnë përpara se të arrihet një marrëveshje.

Me Lacion, Muriqi u aktivizua 43 ndeshje që nga viti 2020, ku realizoi vetëm 2 gola. Muriqi do të jetë përforcimi i dytë i skuadrës së Majorkës në merkaton aktuale teksa më herët firmos portieri Serxhio Riko.

LEXO EDHE: Lacio humb 7 milionë euro/ Zbulohen detajet, Vedet Muriqi arrin akordin me skuadrën e La Ligës. Ja kur do të firmosë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"