Lacio humb 7 milionë euro/ Zbulohen detajet, Vedet Muriqi arrin akordin me skuadrën e La Ligës. Ja kur do të firmosë
Në Spanjë nuk kanë dyshime, e ardhmja e Vedat Muriqit do të jetë te klubi spanjoll i Majorkës. Sipas “AS”, shqiptari i Kosovës, do të mbërrijë ditën e nesërme, për t’iu nënshtruar testeve mjekësorë dhe për të nënshtruar kontratën e tij me skuadrën e re.
Për sa i përket formulës së transferimit, është zbuluar se bëhet fjalë për një huazim me koston e 300 mijë eurove në 6 muaj, të pasuar nga e drejta e blerjes në fund të sezonit për 13 milionë euro.
Spanjollët gjithashtu do të paguajnë të gjithë pagën e lojtarit nga tani deri në qershor, sipas asaj që bën të ditur “Tuttomercatoweb”.
Vlen të theksohet se Lacio pagoi plot 20 milionë euro në arkat e Fernerbahçes për të siguruar shërbimet e Muriqit, i cili nuk arriti të linte gjurmë te skuadra e Serisë A. 7 milionë euro është humbja që bomber i Kosovës, i shkaktoi kryqytetasve, pas vetëm 1 sezoni.
Me Lacion, 27-vjeçari u aktivizua 43 ndeshje që nga viti 2020, ku realizoi vetëm 2 gola. Muriqi do të jetë përforcimi i dytë i skuadrës së Majorkës në merkaton aktuale teksa më herët firmos portiere Serxhio Riko.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"