Spiropali takohet me shefen e misionit të OSBE/ODIHR: E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë

Oct 15, 2019 | 16:00
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur sot shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover. 

Ne nje postim te bere ne Facebook, Spiropali, ka falenderuar Gloverin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, për të arrirë standartet më të larta te administrimit zgjedhor.

Ne kete takim, ministrja Spiropali shoqerohej nga deputeti Ervin Bushati.

“Sot pata rastin të falenderoja shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë për të arrirë standardet më të larta të administrimit zgjedhor”, shkruan Spiropali.

72442380_10158884918132926_2504534754741714944_n 72743724_10158884918207926_1136137678652178432_n 72700165_10158884918167926_4841881065603727360_n 72717902_10158884918087926_1282047295474368512_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura