SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Jun 6, 2023 | 17:17
SHPËRNDAJE

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë.

Sipas gazetarit të Panorama TV, Ervin Leka, mbi ta rëndojnë akuza për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

Ndërkohë në orët në vijim priten të tjera informacione rreth urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK.

“SPAK ka lëshuar urdhër-arreste ndaj Vangjush Dakos dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Durrësit. Dyshohet se këta persona janë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Kujtojmë se Dako është thirrur edhe më herët në SPAK për t’u pyetur për çështje që ai mund të ketë pasur dijeni, ku në 17 mars të këtij viti Dako është paraqitur në SPAK dhe mësohet se në atë kohë ai është pyetur për disa legalizime fiktive pasi ka ligjëruar disa kate në një pallat që nuk ekzistonte.

Ka pasur lëvizje edhe nga Policia e Tiranës që janë nisur drejt Durrësit, ku pritet të marrin pjesë në arrestimin e ish-zyrtarëve. Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim nga Vangjush Dako dhe nuk dihet nëse është kryer arrestimi i tij. Pritet të kemi edhe një reagim nga SPAK, për të bërë bilancin e urdhër-arresteve të lëshuara”, është shprehur Leka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura