U votua si President, zbulohet formulari i dekriminalizimit për Bajram Begaj. Çfarë ka deklaruar ai (Dokumenti)

Jun 4, 2022 | 19:30
SHPËRNDAJE

Bajram Begaj, Presidenti i ri i Shqipërisë, i cili u propozua nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe që sot mori 78 vota në Parlament, 5 vite më parë ka plotësuar edhe formularin e dekriminalizimit.

bajram begaj dekriminalizimi

Nga të gjitha të dhënat e deklaruara në formular, Bajram Begaj rezulton të jetë një figurë e pastër.

1

Pyetjeve në formular, Bajram Begaj i është përgjigjur negativisht, që do të thotë se nuk ka probleme me ligjin.

I besuari i mazhorancës për të mbajtur postin e Presidentit ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë, nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë proces hetimit. Gjithashtu nuk ka ndryshuar as emër dhe mbiemër.

2

34

5

6

 

Ndërkohë në një hulumtim në databazën online të patronazhistëve të PS-së, Bajram Begaj rezulton të jetë një votues që ka shpëtuar nga ‘radari’ i të majtëve.

Per Begajn theksohet se nuk ka informacion për kë parti politike ka votuar në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.

Po ashtu Begaj cilësohet si votues “jo i sigurte”, ndërkohë që preferencat e tij politike janë “pa informacion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura