Kandidati për President Bajram Begaj në ‘lupën’ e patronazhistëve të PS! Ja kush e “spiunonte” shefin e Shtabit të Ushtrisë! Kishte ‘shpëtuar’ nga…

Jun 4, 2022 | 15:38
SHPËRNDAJE

edi rama bajram begajBajram Begaj, kandidati i propozuar nga Kryesia e Partisë Socialiste për postin e Presidentit të ri është pjesë e listës së personaliteteve që mbikëqyren nga selia rozë me patronazhistë.

Në një hulumtim në databazën online të patronazhistëve të PS-së, Bajram Begaj rezulton të jetë një votues që ka shpëtuar nga ‘radari’ i të majtëve.

Për kandidatin për President theksohet se nuk ka informacion për kë parti politike ka votuar në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.

bajram begaj

Po ashtu Begaj cilësohet si votues “jo i sigurte”, ndërkohë që preferencat e tij politike janë “pa informacion”.

Kategoritë e votimit në 2013 mbajnë shënimet “nul”. Por Bajram Begaj s’i ka shpëtuar ‘mbikëqyrjes’ pasi krahas emrin të tij, personi që e ‘spiunon’ ka lënë gjeneralitet dhe quhet Arjan Tushe.

Në regjistrin e pagave figurojnë dy persona me emrin Arjan Tushe, i pari punonjës i doganave, ndërsa tjetri punonjës i postes, nuk dihet kush nga këta e ‘markonte’ presidentin e ardhshëm.

bajram begaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura