Kuvendi i Kosovës i hap rrugën “Speciales”

Aug 3, 2015 | 9:08
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Kosovës miratoi sot ndryshimet kushtetuese, duke i hapur rrugën ligjore ngritjes së Gjykatës Speciale për Krime Lufte, e kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

 

Mustafa dhe Thaci
Mustafa dhe Thaci

Pro krijimit të kësaj gjykate votuan 82 deputetë, kundër 5 dhe 1 abstenim. Kjo është hera e dytë që Kuvendi nxjerr për miratim këto ndryshime. Në seancën e 26 qershorit Kuvendi i Kosovës nuk arriti për 5 vota të sigurojë miratimin.

Para votimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës debatuan sa i përket themelimit të mekanizmit të drejtësisë që do të merret me gjykimin e krimeve të kryera gjatë dhe pas luftës.

Opozita tashmë është pozicionuar kundër themelimit të kësaj gjykate, duke thënë se nuk është gjithëpërfshirëse dhe ka karakter selektiv, në kuptimin etnik.

Partitë politike në opozitë, në seancën e sotme, debatuan edhe për bazën ligjore që ka ose jo Kuvendi, për të riproceduar edhe një herë të njejtat ndryshime kushtetuese, të cilat nuk u votuan më 26 qershor.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura