Sot 2 vite pa Moikom Zeqon/ Historiani Xhufi: Jo çdokush mund t’u afrohet veprave të tij! Një faqe e librit shërbente si arsenal…

Jun 15, 2022 | 15:21
SHPËRNDAJE

Familjarë, miq dhe kolegë kanë përkujtuar sot 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe studiuesit poliedrik, Moikom Zeqos.

-785-0-5ee71a159e75d

Në fjalën e tij historian Pëllumb Xhufi deklaroi se jo kushdo mund ta kuptojë veprat e Zeqos, i cili fshihte informacione të shumta mes rreshtave të tij.

pellumb-xhufi-770x383

“Mora përsipër që të them diçka për të. Jam i ndërgjegjshëm për kufizimet e mia, do më duhej të isha jo vetëm historian për ta bërë këtë, por edhe sociolog dhe estet, piktor dhe poet. Moikomi ishte të gjitha këto së bashku.

Qenia e tij jashtë një shumatore që i kishte përfituar falë një aftësie të tij. Mua si shok i tij më qëllonte që pasi lexoja faqe të librit të Moikomit, ta lija përgjysmë. Besoj i ka ndodhur edhe kolegëve të tjetër. Një faqe e librit të tij shërbente si arsenal librash, aq me shumë ide ishin.

Leximi i veprave të Moikomit ishin një proces nxënieje. Ndaj librat e Moikomit i lexoja në verë. Atyre nuk mund t’i afrohej gjithkush. Veprat e tij nuk mund t’i lexonte gjithkush. Ia thashë një herë Moikomit, dhe di diçka s’më tërheqin më romanet triller, por shkrimtar si Umberto Ecco. Moikomi kishte një tolerancë të çuditshme ndaj një teze.”, tha Xhufi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura