“Basha lider më pak i pëlqyer se Berisha”. Reagon Fondacioni Konrad Adenauer: Ja e vërteta

May 14, 2018 | 15:19
SHPËRNDAJE

Një sondazh me logon e “Konrad Adenauer” është publikuar dy ditët e fundit në mediat online lidhur me perceptimin që ka Partia Demokratike dhe lideri i saj, gati 1 vit para zgjedhjeve lokale.

berisha basha

Sipas këtij sondazhi Basha është 5-6 pikë më pak se perceptimi për Partinë Demokratike, ndërkohë që për Sali Berishën ka një vlerësim më të madh se për Bashën.

Kuotat për Bashën janë në shifrat 17-20%, ndërsa për Berishën gati sa dyfishi i Bashës.

Sondazhi flet gjithashtu për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parashikon humbjen e bastioneve të djathta, Vorë e Kamëz, si dhe Pogradecin dhe Mallakastrën.

Por lidhur me këtë sondazh ka reaguar Fondacioni “Konrad Adenauer”, i cili e përgënjeshtron autorësinë e tij.

“Dje dhe sot, disa portale kane publikuar nje lajm sipas te cilit Fondacioni “Konrad Adenauer” ne Tirane ka realizuar nje sondazh te brendshem per Partine Demokratike. KAS njofton se ky eshte nje lajm i rreme dhe i pavertete dhe se te gjitha te dhenat dhe atributet qe na jepen ne te ashtuquajturin raport sondazhi per PD-ne, jane te sajuara. Kerkojme qe ne te ardhmen, per cdo lajm qe lidhet me KAS, te kontaktohet paraprakisht zyra jone duke mos krijuar lajme te rreme dhe te njëanshme”, thuhet në njoftimin e Fondacionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura