Sondazhet, Shqipëria kalon në finalen e Eurovizionit. Ja shtetet e tjera që kualifikohen sonte

May 19, 2015 | 21:39
SHPËRNDAJE

Gjysmë finalja e parë po mbahet sonte dhe skena e “Wiener Stadthalle” është mbushur me tension dhe pritje. Ka pasur shumë sondazhe dhe anketa të zhvilluara në javët e fundit, të gjitha me të dhëna duket të njëtja se cilat këngë mund ose nuk mund të kualifikohen për në finalen e madhe të Eurovizionit.

foto e publikuar nga Wiwibloggs, bashkangjitur shkrimit

Sipas “Wiwbloggs”, nga të gjitha këto anketa e sondazhe, kur shikon renditjen në top dhjeteshen e çdo liste, Belgjika, Estonia, Gjeorgjia, Rumania dhe Rusia dalin në të gjitha listat. 

Ndërsa Shqipëria, Armenia, Greqia dhe Holanda kanë dalë si kualifikuese në finale në katër prej sondazheve.

Serbia është në tre prej tyre, Bjellorusia dhe Maqedonia janë në dy, ndërsa Danimarka dhe Hungaria secila shfaqen vetëm në një anketë.

A është ky një tregues i popullaritetit të këtyre këngëve dhe gjasat që ato do të kualifikohent? Le të shohim…

Sakaq, nga një anketë e kryer më 22 mars nga “Wiwibloggs”, lexuesit kanë votuar për të preferuarat e tyre që duan të fitojë gjysmfinalen e parë të Eurovizion në vitin 2015. “Elhaida Dani që përfaqëson Shqipërisë, fituese e Zëri i Italisë, rezulton e preferuara e lexuesve tanë. Ajo fitoi një numër mbresëlënës prej 10.324 vota – me këngën e saj “I’m Alive”, shkruan “Wiwibloggs”.

 

JA SONDAZHET E KRYERA 

 



 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura