Slogani i Veliajt për fushatën elektorale: Drejtimi i duhur për Tiranën (FOTO)

Apr 27, 2015 | 22:11
SHPËRNDAJE

“Drejtimi i duhur për Tiranën”. Ky është slogani me të cilin do të prezantohet gjatë fushatës zgjedhore kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Posteri per fushaten elektorale me te cilin do prezantohet Erion Veliaj

Ndërsa posteri që do të përdoret gjatë kësaj fushate është pikërisht ky në foto (poshtë).

Vetë Veliaj e ka prezantuar atë në rrjetin social Facebook. Siç shihet edhe nga imazhi, në sfond të kandiadit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, duken disa objekte në kryeqytet, e konkretisht Sheshi “Nënë Tereza”, xhamia, hotel Tirana, e te tjere.

Ndërsa ngjyra e përzgjedhur për posterin është ngjyra vjollcë, ajo që karakterizon tashmë Rilindjen për Partinë Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura