Skënderbeu “peshkon” një tjetër talent, firmos 18-vjeçari nga Struga

Sep 2, 2017 | 10:44
SHPËRNDAJE

Skënderbeu nuk u ndahet talenteve. Korçarët kanë “blinduar” të radhës, ndërsa zyrtarisht kanë firmosur kontratë me një 20- vjeçar. Bëhet fjalë për Harbin Kupën, i cili luan në mesfushë.

Kupa

Lojtari është regjistruar tashmë në sistem, megjithatë ende nuk i është bashkuar skuadrës. Nga të dhënat, mësohet se strugani e ka nisur futbollin pikërisht me skuadrën vendëse dhe, më pas, është bërë pjesë e Vardarit.

Harbin Kupa

Sakaq, në sezonin e fundit, ai ka qenë pjesë e sllovenëve të NK Brezice. Përgjegjësit e merkatos së bardhekuqve e kanë “peshkuar” dhe pritet që fantazisti i lindur në Veleshtë të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës.

Kupa skeda

Strategjia e Skënderbeut me të rinjtë ka rezultuar e suksesshme. Përfitimet financiare kanë qenë realisht të larta, ndërsa për të vërtetuar këtë mjafton të kujtosh shitjen e Olainkës, Berishës, Latifit apo Zekaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura