“Skenar gjobëvënësi, Rama nuk llogarit dëmin ekonomik”- Avokati Gjokutaj: Siguria juridike ka vdekur! Orekset dhe dëshirat personale të tij…

Dec 2, 2022 | 9:48
SHPËRNDAJE

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se vendimi i paligjshëm për shembjen e “Prestige Resort” është një skenar gjobëvënës i kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se janë “orekset dhe dëshirat personale të tij që përcaktojnë qëndrimin ndaj pronës”.

Sa i përket vendimit të gjykatës për të mos vepruar, ai u shpreh se “drejtësia është tërësisht e kapur”, dhe se në vend “nuk ka siguri juridike, ka vdekur me kohë”.

Avokati Gjokutaj, theksoi se Rama nuk po llogarit dëmin ekonomik, që po shkakton me sulmin ndaj “Prestige Resort”, hotel që është me leje të kryeminisrit.
Genc Gjokutaj: “Kjo zonjë ka qenë edhe kur u goditën pishinat, shkresa e Dallëndyshe Bicit është shkresa që konfirmon lejen e ndërtimit. Rama del tani dhe mohon firmën e tij. Me goditjen e pishinave, atë ditë ku ishte prenotuar edhe një dasmë, ishte e tmerrshme, atë ditë u tha një justifikim se po godasim pishinat dhe jo hotelin se është me leje. Është skenar gjobëvënësi, i një shtrënguesi, me pishinat ka dhënë mesazh, ka dhënë një kusht, që normalisht s’ka si të plotësohen, kaloi në rrafshimin e  hotelit. Ky njeri nuk llogarit dëmin ekonomik, që gjykata do vendosë siç vendosi për Agon Channel.

Nuk flitet më për leje ndërtimi, kryeministër e këto terma. Nuk janë veprime shteti, të organeve ligj zbatuese, shteti vjen me aktkontrolli. Vjen ekipi dhe bën kontroll dokumentacioni, pas kësaj dilet në konstatime konkrete. Pas kësaj derivojnë edhe sanksionet.

Fillon procedimi me gjoba, pastaj eskalon. Të gjitha gjykatat në raste të tilla pezullojnë shembjen sepse është një dëm që nuk rikuperohet, nuk ka siguri juridike, ka vdekur me kohë. S’ka siguri juridike në asnjë rast.

Kur një individi me pushtet iu është mbushur mendja që shteti është ai fenomene të tilla do ndodhin.

Masat janë parashikuar në ligj, një ndërtim pa leje, ky po legalizon ndërtime pa leje, po bën amnistinë fiskale, ndërkohë që një pronë me leje po e shemben, pa i dhënë të drejtën për të ndjekur rrugë ligjore, Qëndrimi me dy standarde tregon se shteti drejtohet nga një njeri dhe jo institucionet, për shkak të mungesës së arsimit nuk ka njohuritë për të marrë vendime në bazë të ligjit, i zgjedh ky masat. Nuk është kryeministri që detyron ligjin, por ligji kryeministrin.

Orekset, dëshirat personale janë ato që përcaktojnë qëndrimin ndaj pronës, jetës, lirisë mediave. Kemi rënë në një autokraci, sado të maskohet shpejt do ti dalë boja.

Një subjekt ekselent për nga performanca të trajtohet në këto formë, Enver Hoxha merrte firmën për shtëpitë private. Është respektuar një procedurë ligji.

Drejtësia është tërësisht e kapur.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura