Skema e TVSH, si do deklarohet periudha prill-qershor nga biznesi i vogël

Apr 8, 2018 | 9:03
SHPËRNDAJE

Nisin nga 1 prilli zbatimi i skemës së TVSH-së për përfshirjen e bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë. Bizneset do të deklarojnë veprimtarinë e periudhës së tremujorit të dytë, prill-qershor 2018 deri në 15 korrik 2018.

Nje klient duke marre kuponin tatimor ne nje supermarket prane zones se 21 Dhjetorit. Qe nga data 1 shtator qeveria ka nisur nje aksion per luften kunder informalitetit./r/n/r/nA customer taking tax receipt at a supermarket near the area 21 December. Since September 1, the government has launched an action for the fight against informality.

Pra, 15 korriku është afati kur kjo kategori biznesesh do të deklarojnë qarkullimin dhe nëse kanë për të paguar tatimin mbi vlerën e shtuar. Më herët, administrata e përgjithshme tatimore sqaroi se deklarimi i TVSH-së bëhet një herë në 3 muaj dhe biznesi duhet të këtë dorëzuar inventarët e mallit brenda muajit mars.

Pas këtij afati, biznesi i vogël nuk mund ta blejë mallin te pikat e shumicës të pashoqëruar me faturë tatimore të TVSH-së dhe për çdo shitje malli, duhet të lëshojë kupon tatimor me TVSH. Po ashtu, çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në duhet të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH-së për qëllim të lëshimit të kuponit tatimor me TVSH.

Po ashtu, çdo biznes i regjistruar për TVSH-në duhet të furnizohet me faturat tatimore me TVSH, të përdorshme për çdo shitje mbi 40.000 lekë, ose kur blerësit do t’i kërkojnë një të tillë. Paraprakisht, këto biznese duhet të inventarizojnë listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë. Ky inventar duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale. Administrata Tatimore ka sqaruar se regjistrimi me TVSH synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumicë, pra, në biznes të madh, krahas faturës tatimore, duhet të regjistrojë edhe TVSH-në. Ndërsa për shitjet që bën biznesi i vogël, duhet të llogarisë TVSH-në te konsumatori.

Nga ana tjetër, çdo mall i përfshirë në inventar duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data që është bërë regjistrimi në TVSH. “Ky proces i jep të drejtën çdo tatimpaguesi, që në muajin e parë kur bëhet subjekt i regjistruar në TVSH, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën e regjistrimit në këtë regjim”, sqaroi më herët Administrata Tatimore. Ndërkohë, në ndihmë të biznesit, Administrata Tatimore, në sportelet e saj të shërbimit, ka ngritur një kënd të posaçëm për të gjitha bizneset e vogla që hyjnë për herë të parë në skemë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura