“Skema 5D funksionon në çdo ministri e bashki”- Agron Gjekmarkaj: Vjedhja fillon nga vota! Ministrat nuk e përballojnë dot debatin me opozitën

Apr 19, 2024 | 18:17
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD së Rithemelimit dhe deputeti  Agron Gjekmarkaj ishte pjesë e takimit me demokratët në Belsh. Në fjalën e tij ai tha se Shqipëria vidhet nga qeveria dhe vjedhja fillon nga vota.

gjekmarkaj

Ai u ndal edhe tek protesta e fundit e opozitës para bashkisë së Tiranës, duke thënë se zjarri është simbolik, për të treguar se do të djegin korrupsionin.

Sipas Gjekmarkajt, skema 5D funksionon në çdo ministri, në çdo bashki.

I ndalur tek debati brenda PD, Gjekmarkaj tha se në mënyrë arbitrare gjykata po mban peng Partine Demokratike.

“Shqipëria po vidhet. Vjedhja fillon nga vota. Këtu vidhet paraja publike, vidhet nga këta që ju qeverisen. Vidhet në Belsh, vidhet kudo.  Keni parë në Tiranë një zjarr simbolik, një zjarr që do djegë korrupsionin.  Skema 5D funksionoi në çdo ministri, në çdo bashki. Është skema e vjedhjes së parasë publike.

Ka një paradoks, ndërkohë që njerëzit mblidhet te PD, gjykata mban peng ende PD. Nuk ka kuptim që në një sistem demokratik gjykata të mbajë pezull jashtë legalitetit partinë e opozitës për të trukuar rregullat  e lojës dhe të bëhet palë me pushtetin.

Duhet të ngrihemi ashtu siç e kemi dëshmuar përmes fuqisë së bashkimit duke tejkaluar një histori. E shkuara mes nesh të mos përsëritet. Ne vijmë nga disa beteja parlamentare. Ka qenë një ringritje e madhe e opozitës.

Ministrat nuk e përballojnë dot debatin me opozitën. Deputetet ikin jashtë parlamentit sepse nuk duan të mbrojnë ministrat dhe të ballafaqohen me opozitën”, tha Gjekmarkaj, i cili tha se “këtu nuk ka më president dhe gjykata kushtetuese”.

Ai përsëriti apelin për faktorin ndërkombëtar për të reaguar.

“Është thënë se për aleatet reforma në drejtësi është vija e kuqe. Kjo vijë e kuqe duhet të jetë garanci dhe jo si një vijë që duhet të pengojë”, tha Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura