Vajza e deputetit të PD mbush 12 vjeçe/ Urimi special i Agron Gjekmarkajt: Kur erdhe ti, bashkë me ty mbërriti edhe Zoti e besimi! Na ndriçon me shkëlqimin hyjnor të përditshmen tonë

May 2, 2024 | 16:29
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zgjedhur një urim krejt të veçantë për vajzën e tij, Sofia. Përmes disa rreshtave të shkruara bukur, Gjekmarkaj si një baba i përkushtuar uron më të mirat për vajzën e tij, e cila sot mbush 12 vjeçe.

gjekmarkaj vajza sofia

Kur erdhe ti- shkruan Gjekmarkaj- bashkë me ty mbërriti edhe Zoti e besimi.

Si çdo prind, edhe për deputetin demokrat fëmija është drita e syrit. ‘Ti na ndriçon me shkëlqimin hyjnor të përditshmen tonë’, janë disa nga fjalët e bukura të shkruar nga Agron Gjekmarkaj.

Urimi i Agron Gjekmarkajt per vajzen:

“Para se në këtë botë të vije ti Sofia, isha njeri tjetër. Kur erdhe ti, bashkë me ty mbërriti edhe Zoti e besimi, gjithmonë fjala jote më ngjan si e Perëndisë, gjithçka që ti bën me magjeps! Lumturia je ti, dashuria je ti, emocioni je ti, jeta dhe kuptimi i saj je ti. Të dua sa fjala nuk mjafton për ta thënë! Jetoj për ty dhe tek ti! Të uroj jetë të gjatë, shëndet dhe plot ëndërra që realizohen njëra pas tjetrës teksa ti rritesh, studion, njeh botën dhe njerzit në ditëlindjen tënde të dymbëdhjetë! Ti je ajo që vjen një herë në jetë, vetë jeta! Të duam dhe të shohim në dritë të syrit, teksa ti na ndriçon me shkëlqimin hyjnor të përditshmen tonë! E bukur ke lindur, e bukur je bërë falë mirësisë tënde, dashurisë që u jep prindërve, gjyshërve, shoqeve dhe shokëve, në përpjekjen për të kuptuar misteret e një të përditshmeje që na befason dhe ne të rriturit. Njeriu është vepra e tij, thoshte kushrini yt At Zef Pllumi, dhe ne duam që vepra jote një ditë të jesh ti, Sofia jonë ! Të duam pa fund ! U bëfsh 100 vjeçe lumturia jonë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura