“S’ke nevojë me i dhënë kujt asisend”, u denoncua nga qytetari, arrestohet polici në Gramsh

Sep 7, 2018 | 12:38
SHPËRNDAJE

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, arrestoi punonjësin e policisë Agron Zeka me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Gramsh.

AB121D25-88AF-40F9-8457-6EE1C4FB0009

Arrestimi u bë për shkak se dyshohet se i ka kërkuar dhe i ka marrë një qytetari, 50 mijë lekë, duke ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte. Ngjarja në fjalë, sipas denoncimit të qytetarit, ka ndodhur në ambientet e komisariatit. Shtetasi ka deklaruar se pas presionit për arrestim, ai ka pranuar të paguajë shumën.

Pas verifikimeve të videos së publikuar, oficeri i Policisë Gjyqësore, Agron Zeka është vënë nën arrest nga SHÇBA dhe ndaj tij është ngritur akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media apo nga qytetarë dhe i nxit ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura