Skanimi doganor, i paligjshëm. OKB: Qeveria ta heqë menjëherë

Jun 22, 2016 | 17:46
SHPËRNDAJE

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganë.

Skanimi i Rapiscan, bizneset kosto indirekte pdrvetarifes 2Përmes një raporti voluminoz për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB e cilëson tarifën, një taksë antiligjore.

“Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanera të instaluar. Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”.

Qeveria konfirmoi raportin, por Ministria e Financave tha për Top Channel se, qeveria është e pafuqishme për ta anuluar tarifën, pasi kjo do të penalizonte Shqipërinë me një kosto mbi 300 milionë dollarë në Arbitrazh.

Koncesioni i skanimit zë fill në vitin 2011, kur qeveria e atëhershme miratoi një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Rapiscan”. Më vonë, kjo kompani u shpall fituese në tender dhe në prill të 2013-s, kur vendi thuajse kishte hyrë në fushatë elektorale, Parlamenti e miratoi koncesionin.

Sipas kontratës, kompania përfitonte 39 euro për çdo deklaratë doganore. Pas zgjedhjeve, qeveria e re tentoi ta anulonte kontratën, por “Rapiscan” e paditi Shqipërinë në Arbitrazh duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim. Pas padisë, qeveria rihapi negociatat me kompaninë, përmës të cilave kontrata u rishikua dhe tarifa u ul në 22 euro për deklaratë.

Por, edhe pas rishikimit biznesi ankohet se koncesioni ka rritur kostot, duke penalizuar sipërmarrjen dhe dëmtuar konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare.

TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura