“Skandaloze, është për të vënë kujën”- Budina për konfiskimin e “Prestige Resort”: Kriminale dhe e pamoralshme, qeveria të jep shkelmin kur nuk i bindesh

Mar 22, 2023 | 18:52
SHPËRNDAJE

Regjisori Edmond Budina u shpreh se ajo që sot ndodhi me “Prestige Resort” është skandaloze dhe për të vënë kujën. Në një lidhje me skype për “Panorama TV”, Budina deklaroi se kjo gjë është kriminale dhe i kalon përmasat e cdo gjëje.

Ai tha se nëse Ramës nuk i bindesh, ai të shkatërron, por kjo është e pamoralshme, sepse ka qenë po ky kryeministër që ka ngrënë dhe ka pirë në këtë resor, po ky kryeministër që të shkelmon.

Budina u shpreh se askush nuk duhet t’i bindet qeverisë, sepse ajo nuk punon për interesin e qytetarëve, por për interesin e vet.

“Kjo është skandaloze, është po ky kryeministër që shkonte hante dreka e darka atje, po ky kryeministër që i çonte afganët dhe ata të tërmetit dhe është po ky që i shkatërron. Pra është ajo që thashë, nëse me del kundër unë të shkatërroj. Kjo është për të vënë kujën. Kjo është e pamoralshme. Unë nuk po them që të shkelësh ligjin, por kur ndodh me një njeri që ke ngrënë, ke pirë, të ka ndihmuar dhe ti japish shkelmin, unë nuk e perceptoj dot. Është kriminale, i kalon përmasat e çdo gjëje. Këtu është edhe një mësim për qytetaret që duhet ta kemi, të kemi kujdes të mos varemi nga asnjë qeveri, ti shërbejmë, por të jemi të pavarur, sepse vjen një ditë që ajo të shkel me këmbë.

Askush nuk duhet ti bindet kësaj qeverie që nuk sheh interesin e qytetarit, po sheh interesin e vet”, tha Budina.

I pyetur nëse kjo bëhet për të sfumuar skandalin me McGonigal, Budina tha se në SHBA kjo cështje nuk mund të ndalet.

“Edhe kjo është, por vëmendja nuk largohet. Këto ndodhin në këtë katundin tonë. Në SHBA çështja McGonigal po shkon përpara. Rama mund ta largoje vëmendjen brenda Shqipërisë, por në SHBA nuk ka çfarë ti bëjë. Ai skandal do vazhdojë dhe do thellohet edhe më tepër”, tha ndër të tjera Budina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura