Situata te Infektivi, shkon në 5 numri i pacientëve në terapi intensive. Detajet nga ministria

Mar 27, 2020 | 11:31
SHPËRNDAJE

Infektivi-Koronavirusi-ambulanca

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri me dije sot se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 77 të shtruar të prekur me COVID-19.

Ndërkohë që ka shkuar në 5 numri i pacientevë që janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste”.

harta 27 mars koronavirus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura