Situata e përkeqësuar nga Covid-19, vijon të jetë i lartë numri i neglizhentëve, ja sa gjoba vendosi policia në fundjavë

Mar 8, 2021 | 12:19
SHPËRNDAJE

Në kushtet kur situata e infektimeve dhe humbjeve të jetëve si pasojë e koronavirusit është përkeqësuar ndjeshëm edhe në javën e fundit, e raste fatale janë regjistruar edhe në radhët e të rinjve, vijon të jetë i lartë numri i personave që neglizhojnë të respektojnë masat e vendosura, që nga mbajtja e maskës.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë gjobitur 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me 3.000 lekë, 2184 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 304 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 19 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Sakaq, në harkun e një jave janë 143 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Edhe pse rastet e reja kanë ardhur në rënie, pra, prej ditësh raportohen më pak se 1 mijë të infektuar, shkalla e infeksionit vijon të jetë e lartë. Por rënia e kurbës i atribuohet rënies së numrit të testimeve të kryera.

LEXO EDHE

Përkeqësohet situata nga Covid/ 143 humbje jete në javën që lamë pas! Masat në stanjacion, rriten edhe…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura