Përkeqësohet situata nga Covid/ 143 humbje jete në javën që lamë pas! Masat në stanjacion, rriten edhe…

Mar 8, 2021 | 7:59
SHPËRNDAJE

spitali covid rama pamjet3Në harkun e një jave janë 143 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Situata është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa raste fatale janë regjistruar edhe në radhët e të rinjve.

Të shtunën, një 22- vjeçare humbi betejën me sëmundjen, duke ndërruar jetë në spital. Euxhena Jorgji ishte e shtruar prej 1 muaji në Spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 javë ndodhej në intubim. Mësohet se 22-vjeçarja vuante nga sëmundje autoimmune, gjë që ka rënduar së tepërmi gjendjen e saj shëndetësore, duke i kushtuar jetën.

FATALITETET

Edhe të dielën është regjistruar një numër i lartë viktimash nga COVID-19. Kështu, në harkun e 24 orëve të kaluara kanë ndërruar jetë 21 persona duke e çuar në 1939 numrin e personave që kanë humbur betejën me sëmundjen që prej fillimit të pandemisë. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç”, kanë bërë me dije autoritetet. E rënduar paraqitet situata edhe në spitalet COVID. Ditët e fundit është vënë re një shtim i shtrimeve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

RASTET E REJA

Edhe pse rastet e reja kanë ardhur në rënie, pra, prej ditësh raportohen më pak se 1 mijë të infektuar, shkalla e infeksionit vijon të jetë e lartë. Por rënia e kurbës i atribuohet rënies së numrit të testimeve të kryera. Të dielën janë kryer më pas se 3400 tamponë dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 819 persona.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamzë, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Përrenjas, Kuçovë, Cërrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë”, është bërë me dije nga ministria. Por cila është ecuria me vaksinat? Dje janë kryer vetëm 306 doza, kryesisht personel shëndetësor. Ndërkohë që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime. Brenda 10-ditëshit të parë të këtij muaji pritet të mbërrijnë edhe 14 mijë doza vaksine të kompanisë “AstraZeneca”. Me mbërritjen e kësaj dërgese, sipas ministres Manastirliu do të nisë edhe vaksinimi i mësuesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura