Sinjale pozitive/ Inflacioni në Eurozonë pëson ulje në 10% për muajin nëntor! Të dhënat tregojnë se mund të ketë arritur kulmin

Nov 30, 2022 | 18:22
SHPËRNDAJE

Inflacioni në eurozonë ka pësuar rënie për herë të parë në 17 muajt e fundit, duke mbajtur “gjallë” shpresat se rritja e çmendur e çmimeve ka arritur kulmin.

eurozona-cmimet-i9nflacioni

Sipas Financial Times, Banka Qendrore Europiane do të jetë në gjendje ta kalojë këtë situatë me rritje më të vogla të normave të interesit për muajin e ardhshëm.

Një ngadalësim i çmimeve të energjisë dhe shërbimeve ndihmoi që inflacioni në eurozonë të bjerë më shumë se sa pritej në 10 për qind në nëntor, nga një rekord prej 10.6 për qind në tetor, sipas të dhënave nga agjencia e statistikave të BE-së.

Një rënie në çmimet evropiane të energjisë ka rritur shpresat se inflacioni në eurozonë po ngadalësohet. Inflacioni amerikan ra gjithashtu në tetor dhe treguesit e të dhënave globale sugjerojnë se inflacioni global i këtij viti ka arritur kulmin.

Ekonomistët mendojnë se ngadalësimi i normës së inflacionit të eurozonës bën që Banka Qendrore Europiane të rrisë normat me 0.5 pikë përqindje kur të mblidhet këshilli i saj qeverisës më 15 dhjetor, pas dy rritjeve të njëpasnjëshme prej 0.75 pikësh.

Megjithatë, rritja e çmimeve në bllok mbetet mbi objektivin prej 2 për qind të BQE-së dhe disa politikëbërës kanë argumentuar se ajo duhet të vazhdojë të rrisë normat në mënyrë agresive edhe kur inflacioni ngadalësohet për të shmangur rritjen e pagave për punonjësit, ç’ka sjell edhe rritjen e mëtejshme të çmimeve.

financialtimes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura