Sinan Bardhi paraqiti dorëheqjen, presidenti i Besëlidhjes vendos për trajnerin

Feb 23, 2021 | 8:51
SHPËRNDAJE

Sinan Bardhi nuk lëviz. Trajneri paral ajmëroi dorëheqjen pas barazimit me Partizanin B, e megjithatë presidenti e ka refuzuar. Tiranasi do të mbetet në krye të pankinës së lezhjanëve, pasi ka besimin e plotë të Gjok Nokës.

Bardhi

Është ky i fundit që e konfirmon trajnerin gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”: “Sinan Bardhi do të vazhdojë të jetë trajner i Besëlidhjes. Kam besim se kthesa do të vijë që në ndeshjen e radhës në Burrel. Nuk kemi në plan që të heqim dorë nga objektivat dhe diferenca e pikëve që kemi me kreun është e rikuperueshme. Kampionati ka kohë për të përfunduar. Jam optimist dhe i bindur se ky grup do të dijë të reagojë pozitivisht në vazhdimësi. Ai do të ecë i sigurt drejt kreut”.

ANKESA PËR GJYKIMIN

Numri një i klubit evidenton se skuadra e kreu detyrën në javën e 11-të, por fitorja u iku nga duart prej gjykimit. Ai ka pretendime për dy golat e anuluar në minutat e fundit, të cilët i konsideron më shumë se të rregullt. “Ndeshja e së shtunës ndaj Partizanit B u dominua nga Besëlidhja, kundërshtari rrallëherë e ka shkelur zonën tonë.

Noka-Bardhi

Këtë e tregon qartë kronika e ndeshjes. Ne e mbajtëm gjatë gjithë kohës kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim. Deri në 10 minutat e fundit të
ndeshjes gjykimi ishte korrekt, nuk kam ndonjë vërejtje. Gjithçka ndryshoi kur Besëlidhja shënoi gol, 5 minuta pa mbaruar koha e rregullt. Por, ky gol u anulua nga gjyqtarët pa të drejtë. Kryesori dhe anësorët nuk u mjaftuan me kaq, por anuluan
edhe golin e dytë që shënuam në kohën shtesë.

Besëlidhja në fushë e fitoi betejën ndaj Partizanit B, si me lojë ashtu edhe me gola, por gjykimi na e mohoi këtë fitore. Pra, barazimi erdhi nga bilbili i gjyqtarëve e jo nga këmbët e futbollistëve, ndaj nuk mund të fajësohen as lojtarët dhe as trajneri. Ata e kryen si duhet detyrën e tyre. Futbollistët dhe stafi teknik janë për t’u përgëzuar sepse zhvilluan një ndeshje nga më të mirat. Në minutat shtesë, përveç golit të anuluar, goditëm edhe shtyllën”, përfundoi presidenti i Besëlidhjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura